Posts

Showing posts from April, 2012

Gjurmët

Kur erdhe si nata ti deshe të ikje Kur takoheshim shpesh në kufijtë e ditëve Kur kalonim mbrëmjët në kufijtë e stinëve Kur s’u pamë më në kufijtë e viteve Kur erdhe si dita ti s’deshe të ikje Kur ecnim ngadalë gjatë bregut pa anë Kur unë veç heshtja, e ti veç flisje Kur stuhia në shpirt të ngriti dallgë Ti erdhe kur s’kish më bulëza gjethi Pa të thirrura, pa sinjal dashurie Nuk fole. Veç puthe me sy blunë e detit Dhe këndove një copëz Elize... ...Mbi rërën e detit ecëm ngadalë Se dinim se prapa linim gjurmë Deti lëshonte drejt tyre dallgë I mbushte me rërë, i lante me shkumë... Jeta buisi me njohje të reja Dhe detin ndoshta s’do ta shoh më S’do më kujtohet ndoshta as rëra As gjurmët tona që lamë mbi të… Përparim 1994