E kam mendjen kaos
E kam mendjen kaos Udhëkryq. Jam një ishull rrethrrotullor; Drejt meje vërsulen makina në vrulle; Biçikleta, autobuzë, në orën e pikut; Hamendje shoferësh, hezitime kursantësh Borije bezdish, peshë e rëndë sharjesh; Njerëz. Kaos; Drejt meje vërsulen dashuri të papjekura, borxhe Lotë të ngrohtë tradhëtish bashkëshortore Shpërfillje komshinjsh të pa presantuar kurrë Reklama krishlindjesh Shpresa të pashpresa Sajesa Njerëz. E kam mendjen kaos Prej meje, kapilarë udhësh ushqehen ndotshëm Prej tymrash, dielli vezullon ndryshe Sikur të isha dallëndyshe! Por, jam veç një ishull; një rrethrrotullor Pres e përcjell jetë njerëzish Ata me shajnë se jam në mes të udhës; Njerëz Inatçorë! E kam mendjen kaos Rreth meje vërtiten destinacione të paqarta Instruksione satelitore, drejtime Dialekte të panjohura, thekse Memecëri në boksa shpirtrash, që ulërisin Të thonë të pathënën Me heshtje… Frikë Kaos;