Posts

Showing posts from October, 2013

Ditë pazari

Diell, sot! E dielë. Ora gjashtë e pesëdhjetë e pesë e mëngjesit. Sapo ndalova nga një marshim njëzetë minutësh nga The Hatters Car Boot Sale ku kam lënë A & D të bëjnë shitjet. Autobusi nr 42 më tha "bye, bye!" si për inat 20 sekonda para se të arrija në stacion – semafori ma bëri me sy. Tani jam i detyruar te reflektoj për zgjimin e herët; të flas me vehte 30 minuta derisa 42-shi tjetër të mbërrijë. Provova internetin në telefon, por linja s’m’u bind. Stacioni i autobusave sot duket djelërisht i shkretuar. Përveç dy apo tre palë sy të shqetësuar; një shishe në dorë, një tjetër poshtë xhaketës – nën sqetull. Flokët e ngatërruar dhe l’odeur e trupit dhe rrobave e bëjnë presencën e tyre të dyshueshme edhe për vehten e tyre; një nga një, pa të voglën bujë, kur hodha vështrimin pas pak çastesh, ata patën avulluar!!! Retë e rralla e dembele nxisin njëra - tjetrën drejt veri perëndimit. Avionët ndjekin luginën e Stokportit pagabueshmërisht veriperëndim - juglindje teksa

...we'd still get wed...

...In fairness, I too often hopped too much Yet, you could return one day, again I build this belief that echoed as such While I learnt to smile to pain... When you didn’t at all at least show up I slowed my hopes a gear Of heavens a joyful image I got In your eyes I saw no fear I tell myself – in your present life That no tears probe you to shed If your love, my lover, remains intact When I die we’d still get wed… Përparim 2013  

Buzë një lumi pa emër

Të premteve unë bëj planet e së hënës Për sonte ëndërrova e vendosa që dje Për ethet e fundjavës i përjetshëm mbetem, nxënës Se vitet e mia ngurrueshëm po ecin, me nge…   Pas punës,me të dashurën time kam filluar të dalë xhiro Zogjtë po i lëmë në fole me lodrat e tyre moderne Buzë një lumi pa emër ecim, derisa dritat bëjnë firo Dhe qielli shpalos në lindje, treçerekëshe, hënën e re…   Po na kthejnë shetitjet, vite pas, në rini… Mes moshatarësh pretenduam të kërcenim serenatë Dhe vras mendjen siç mund të kesh vrarë dhe ti Pse, që të isha me ty, m’u desh të prisja kaq gjatë… Perparim 2013  

Oxhaku, kulmi dhe ulluqet

E kafenjtë po vjen vjeshta, e drueshme Shirat në ulluqe po fryhen, ç’po ecin ngadalë! Gjethet vjeshtake po i binden erës së vrullshme Sikur pëllumba poste; ulluqeve iu çojnë telegram. Gjethet ia zënë pritën vërshimit në tjegullën e fundit Aty ku ulluqet presin të hutuar çurruqe të tërë; Oxhaku bën sehir nga çatia, dhe me sy ia bën kulmit ... I thotë nën zë “Punë të paqme ke bërë!” Kulmi skuqet si prushi, se s’iu duk gjë e madhe “Unë thjesht ndava ujin e shiut më dysh!” “Tamam, ti qe i drejtë me ulluqet prapë kësaj radhe!” Të turpshëm ulluqet ia kthyen - “Faleminderit, o gjysh!” Perparim 2013