Posts

Showing posts from July, 2012

Ky shtegtar që i pëlqen të brohorasë(draft)

Zhurma ka shkuar – përtej kontinentit, në Ballkan ka shkuar Zhurma m’a mori paqen time me vehte, m’a mori Dhe më ka lënë në kryqëzim emocionesh, -   një meteor i shuar… …Sa e mirë ishte zhurma kur brohoriti dhe foli, dhe foli Me gjuhën që kujtova se e pata harruar, harruar Dhe më tha se në fusha dhe kodra dhe male mbrëmjeve doli Dhe këndoi “Rreth flamurit të përbashkuar…” Cicërimat një nga një, dhe në tufa kanë ardhur, kanë ardhur Drejt qiejsh me thërritma habish dhe me këngë, me këngë Një lahutë, iso labe dhe një valle tironçe pa zbardhur ende, pa zbardhur Ka ngritur shtegtarët më këmbë, i ka ngritur më këmbë… Këta shtegtarë u sjellkan të matur u sjellkan, të matur Dhe e flaskan gjuhën sa ëmbël e flaskan, sa ëmbël Kjo ëndërr e moçme s’qënka plakur, aspak s’qënka plakur… Dhe vetmisë sime të fikët i bie, të fikët 100 vjetori brohorish festohet, brohorish Për ata që ngjizën themelet e të qënit, që ngjizën Dhe krahë i dhanë ëndrrës që stuhish të mos