Posts

Showing posts from March, 2013

Udhë e dëbortë

…I shoh akoma flokët e borës Tek bien butë, si pambuk; Tek mbushin udhët me këtë bardhësi - Si vello nusesh E shoh akoma tokën e kafenjtë tek zhduket Përposhtë I shoh akoma degët e rënda të pemëve Tek përulen Në respekt të këtyre “udhëtarëve” Që shijojnë çdo grimë të mirësjelljes së natyrës Dhuruar bardhësisht- Këtë ag pranvere. Ndërsa këta "udhëtarë" duken ndryshe... Unë akoma i shoh ata tek vlerësojnë Dhe kuptojnë Dhe janë të gatshëm të udhëtojnë Këto udhë të zjarrta Në këtë acar të dëbortë Këtë Mars Të gatshëm si gjithmonë Të lënë pas monumente gjurmësh Ndonëse përkohësisht - : Eshtë ritëm përparues, gjithsesi... Ata i besojnë orientimit të tyre Kur vendosin vetë se ku ta hedhin hapin tjetër Pa dyshimin më të vogël Pa frikë, e ndonëse verbazi - Natyrshëm, gjithashtu, Sepse udhët janë zhdukur Diku atje, nën bardhësi Si për të sfiduar njohurinë e tyre; Të shohin përtej horizontit Megjithëse s’shohin dot veç disa ha