Ulem në trotuar, pranë një plepi motak, por groteske- pluhur i gjallë makinash, qiellin e çan një vetëtimë; Pikat e rënda të shiut veror ndërtojnë rrebeshë - Mua më qullen tulet; lumenj të vegjël rrokullisen në të tatëpjetën e ballit tim, por unë s’lëviz, unë numëroj guralecët…; Në cep të trotuarit unë bëhem skllav i shiut veror, dhe dëshmitar i fustanit të lagur te kësaj të panjohure, ngjitur pas kofshëve, sandalet në dorë, kjo ecën në majë të gishtave - buzëqeshja i ndërpritet nga currila flokësh të gjatë, rrebeshet ia lënë vendin një qëmtimi të dendur - ia maskon bukur dëshpërimin e saj të limontë tek mundohet të minimizojë kërshërinë e vështrimeve ; bluza e kësaj të panjohure ngjitur gjoksit pa sutjena; i lë trëndafilat e kafenjtë të shpërthejnë nën bluzën e bardhë… E kafenjtë - çokollata; kopsa delikate çokollate të kafenjta… atyre ju pelqen te lozin Hapadollapa, - te fshihen midis gishtave... Shiu ndalon ashtu siç vjen, – papritur; Unë b