Humbe

Mjergulla sabahore e prillit të fshehu në shkurr
apo m'u bënë plisat e sapongare- si brekë shkurresh-
qëndisur me foshnjë sythesh

të sapoçelë nga halli!

Ti tkurre mushkërite në cepin e tejmë te arës
dhe fryma jote krijoi një luginë kthjelltësie
mes për mes mjegullës, si e prerë thike...

Që sythet e porsaçelë të kuptonin se dimri-ujk
s'qe vrarë nga prilli, ende
qe gjallë...


Përparim 1998

Comments

Popular posts from this blog

E dua detin

Epitaf per vajzat

Epitaph for the girls