Receta e bakllavasë

Përbërësit:

Ndërsa përdorni të njëjtën madhësi gote(250gr/mls kapacitet), masni:

4 gota miell (mund t’ju duhet më tepër miell pasi kjo varet nga madhësia e vezëve)
1 gotë qumësht
1 gotë vaj luledielli

Ju duhen gjithashtu:

6 të verdha veze, dhe 1 vezë me gjithë të bardhë
500 gram gjalpë të tretur dhe të kulluar
300 gram arra të pastruara dhe të copëtuara imët

Për sherbetin:

Për 1 litër ujë ju duhet 1.2 kg sheqer. Gjatë zierjes së sherbetit shtoni gjithashtu: 1 lugë kafeje lëng limoni, ose gjysmë luge kafeje limontos për të mënjanuar sheqerosjen e sherbetit.

Përgatitja e bakllavasë

1.  Merrni një enë sferike të thellë dhe hidhni miellin në të

2.  Krijoni pak hapësirë në mes të miellit dhe hidhni në të vezët, qumështin dhe vajin

3.  Punojeni përzierjen me dorë derisa të formohet brumi. Në qoftëse brumi ngjit në duar, shtoni pak miell. Bëni kujdes që brumi të jetë pak më i butë se brumi i byrekut

4.  Ndajeni brumin në 13 pjesë të barabarta. Ndaj çdo pjesë në 5 pjesë më të vogla
(ju mund të vendosni t'i ndani pjesët në numbër më të madh pjesësh të vogla; kjo varet nga ju se sa kohe keni në dispozicion. Një gjë duhet të mbani mend - sa më tepër pjesë të bëni nga sasia e njëjtë e brumit - aq më të holla do të bëhen petët). Përdorni niseshte për të hapur petët. Hapini petët me rolling pin rreth 10 centimetra në diametër secila dhe vendosini 5(ose me teper) petë njëra mbi tjetrën. Hapini pastaj të pesta (ose aq sa keni bere) njëherësh.  

5.   Ju mund të vendosni tani nëse arrat do t’i hidhni mbi çdo petë, mbi çdo dy peta, mbi çdo 3 peta e kështu me radhë – kjo varet e gjitha nga dëshira juaj. Bëni kujdes që arrat të jenë të copëtuara imët.
6.   Nuk është e këshillueshme të shtroni shtresë arrash mbi petën e sipërme të bakllavasë.
7.  Prijeni bakllavanë sipas dëshirës suaj dhe pastaj hidhini gjalpin e tretur dhe të kulluar.
8.   Ndizeni sobën 10 minuta përpara se të fusni në të bakllavanë, me qëllim që të nxehet në maksimum. Piqeni bakllavanë derisa të fillojë të zverdhet lart. Uleni pastaj temperaturën në Nr 3 ose 140 gradë dhe piqeni për 1.5 deri në 2 orë. Po qe se fillon të skuqet lart mbulojeni me kitchen foil dhe vazhdoni pjekjen.

Përgatitja e sherbetit

1.    Përzjejeni sheqerin me ujin dhe ziejeni derisa të arrijë trashësinë.

2.    Gjatë zierjes së sherbetit shtoni gjithashtu: 1 lugë kafeje lëng limoni, ose gjysmë luge kafeje limontos për të mënjanuar sheqerosjen e sherbetit.

3.    Për të provuar trashësinë e sherbetit përdorni një lugë për të hedhur një pikë sherbet në një lugë tjetër. Kthejeni lugën përmbys. Po qe se pika e sherbetit nuk bie poshtë, atëherë sherbeti mund te jetë në trashësinë e duhur dhe gati për t’u përdorur.

4.    Kjo s’do të thotë që sherbeti të jetë shumë i trashë – nëse kështu atëherë ju do të vini re se nuk do të penetrojë midis prerjeve të bakllavasë, dhe juve do t’ju duhet ta holloni prapë sherbetin duke shtuar pak ujë. Nëse ju duhet ta bëni këtë atëherë ziejeni vetëm derisa të fillojë të bëjë flluska në sipërfaqe – mos u merakosni për proporcionet ujë/sheqer në këtë fazë të gatimit, ato mund të ruhen gjithsesi.


Gëzuar festën!

Përparim, Dec. 2011

25.12.2013 Gezuar Chrishtelindjet dhe Vitin e Ri 2014 - rekorded tona tregojne se nje number i madh lexuesish po i referohen recetes sone per idene a tyre te bakllavase. Ju lutemi te na thoni se c'rezultat ju ka dhene kjo recipe dhe nese na duhet te bejme ndonje ndryshim. Gezuar!

Comments

Popular posts from this blog

E dua detin

Epitaf per vajzat

Epitaph for the girls