Epitaf per vajzat

Unë pata harruar që Parajsa i mban dyert hapur
Tërë vitin Parajsa i mbaka dyert hapur
Por ju s’patët menduar të trokisnit në këto dyer kaq herët
Ju trokitët në dyert e Parajsës – ju nuk patët nevojë
Parajsa e dinte cilat ishit ju – por ju ishit shumë herët…
Mami, babi, motra dhe vëllai – zemërplasur
Ju hidhni sytë poshtë – ju nuk e kuptoni pse jeni aty lart
Shoqet e dhomës me lotë në sy, hedhin sytë lart nga ju
Ato s’ju shohin dot – zemrat dhe lotët e tyre tregojnë historitë tuaja
Zemrat dhe lotët e tyre i tregojnë  Parajsës historitë tuaja
Nënat dhe motrat dhe shokët dhe shoqet  – lotët – rrëke në sy…
Ato s’përmbahen dot -  pse duhet të përmbahen ato?
Pse thonë këta njerëz : “Bëhuni të forta!”?
Ç’është kjo aura e zbehtë varur në këto fytyra prindërish?
Pse kanë heshtur këta burra;…dhe ata lotë që harrojnë
Se këta janë sy burrash…?
Lërini të ngushëllohen me shpirtin tim, se zemra ime i ka braktisur… 

Përparim 22/05/2012

Comments

mimoza said…
Njoh njeren prej vajzave qe mbijetuan, Ticiana quhet,ish-nxenesja ime e gjimnazit, nuk i harron dot shoqet e saj... Vargjet e tua, vleresimi dhe ngushellimi per parasjen qe i priste do te ishin per prinderit e tyre nje dritare e vogel realiteto-enderrues per te qetesuar sado pak shpirtrat e tyre dhe qe nuk jane vetem ne kete dhimbje...
Sendid said…
U ndjeva teper rende ne ate kohe. Ato sapo paten filluar te enderronin...

Popular posts from this blog

E dua detin

Epitaph for the girls