E dua detin

E dua detin – të tërë                   
Aq sa dua ceremonitë e valëve;
Paradën e pashtershme të dallgëve
Për perëndime ëndrrash diellore;

Më pëlqen të shkoj në det në verë
Se më pëlqen të eci zbathur në rërë...
Pasditeve kënaqem me flladet
Kur vënë në lojë fustanet…

Më pëlqen të shkoj në det në verë
Se mëngjeseve  shpeshherë
I mbyll sytë përballë valëve të pafjetura -
Frymëmarr gudulisjet e heshtura;

Më pëlqen dhe në dimër të shkoj në det
(Çuditërisht i harroj fare borën dhe retë)
Dimërimit i them pa gajle
Për mua, valët e detit janë ringjallje”

Përparim 2009

Comments

Popular posts from this blog

Epitaf per vajzat

Epitaph for the girls