Posts

Showing posts from September, 2012

Attic

My neighbor’s chimney is high I’ve been feeling bad about it So I’ve saved for the last two years To build a minaret ... My eldest son told me He needs some money To tear down our chimney; and convert the attic Into a room for himself With a window to the south; Our neighbor has not felt good To the idea of my son; Now that their daughter has asked To make their attic «Open plan» Përparim 2012

Papafingo

Oxhaku i komshiut tim është i lartë Mua s’më vjen mirë Kam kursyer dy vitet e fundit Te ndërtoj një minare… Djali im i madh më tha Se i duhen ca para Ta shemb oxhakun tonë ; Të shndërroje papafingon Në një dhomë për vete Me një dritare nga jugu; Komshiut s’i ka ardhur mirë Për idenë e tim biri Se tani vajza e tij ka kërkuar Ta bëjnë papafingon e tyre « Open plan » Përparim 2012

Pjatanca e së shkuarës

Ooh, e dashur! Mirë se m'u ktheve në mëndje! Ndalove vegjen e kujtimeve – sa mirë Më thuaj, - me se do të ta shërbej të shkuarën tënde - Ti zgjidh pjatancën, unë ta servir… E dashur! Ti the se do të ikje perëndimit Ti erdhe nga lindja m’u duk. Apo jo!? Nuk prisja të të shihja deri ditën e varrimit - Dëshira jote e fundit, kjo… Përparim 2000

Xherri po shkon në Theth

Shoku im Xherri po shkon me pushime Xherri po shkon me pushime në Theth Me pushime në Theth pa ndihmën time Pa ndihmën time, pa guide, thjesht vetë Xherri po thotë do të shkojë në Tiranë Ka qejf të dijë ç’kuptim ka fjala BLLOK Xherri do të shkojë në malin Dajt Xherri fluturon me Belle Air, sot Xherri ka filluar të mësojë gjuhën shqipe Në Shkodër Xherri ka rezervuar një dhomë Xherri do të blejë një telefone “Eagle” Te më bëjë të ditur ku është, në ç’zonë? E mësova Xherri   - n se si të sillet Si të mos e hedhë shurrën përpjetë Xherri e di tani ç’rëndësi kanë familjet Pse kanë zakone njerëzit në bjeshkë… Urojini Xherrit-t pushime të këndshme Këshillojeni si të shijojë pushimet më tepër Se Xherri s’po sheh thjesht ëndrrën e mbrëmshme Xherri ka vendosur të shkojë në Theth , s’ka tjetër… Xherri ka premtuar të shpenzojë ca pare Ai do të blejë një peisazh në Theth Një foto të qytetit me njëmijë dritare Do ta marrë me kameran e telefonit

Me ler të vdes për ty

E dashur, ti mos vdis për mua Me lër mua te vdes për ty, asgjë ; Do t’i marr unë tutje vuajtjet e tua E do ti vuaj vetë një nga një… Kur të vdes, e dashur, mos u trishto Se më trishton mua në udhën time Unë do të shkoj i lumtur, më beso Se dhimbjet e tua do të jenë dhimbja ime… Përparim 2012

Lëndina dashurore

Alo? Kush është? Ti? Vërtet, ti je? Surprizë? S’po të pyes ku e ke gjetur numrin tim! Më kanë thënë që ti je e njëjta Hënë! Ti e di se kush! U skuqe prush ? S’ma merr mendja. Ç’ngjyrë ka turpi? E ç’është turpi, në fund të fundit! Shpjegim? Lëri shakatë! Ti ishe e tupshme për shaka – Nuk më vajti mendja, se heshtja jote e atëhershme ishte veç frikë mos plani yt tinëzar do të dilte në shesh… Jo! Aspak s’të kam inat… U lëndova, patjetër… Jo! S’ka më rëndësi aspak Tash ti je thjesht, një affair e vjetër… Ohej ! Mos e ngut më tej at fat Çfarë mendon ti se është jeta? Një njeri kurrë s’rron aq gjatë Sa t’mësojë gjithë të vërtetat. Aq gjatë mendjen se kam vrarë Po që ta dija, pata etje Pse ti ike pa një fjalë Pa një paragraf letre… Po e sigurtë ji ti, po Unë jam i fortë, andaj unë fal Por dot s’harroj, ndaj mos shpreso Magjinë e vjetër të ringjallësh… Tani e di, se kur ti do të dish, ti di Jeta s’është veç një gërmë me