Papafingo

Oxhaku i komshiut tim është i lartë
Mua s’më vjen mirë
Kam kursyer dy vitet e fundit
Te ndërtoj një minare…
Djali im i madh më tha
Se i duhen ca para
Ta shemb oxhakun tonë ;
Të shndërroje papafingon
Në një dhomë për vete
Me një dritare nga jugu;
Komshiut s’i ka ardhur mirë
Për idenë e tim biri
Se tani vajza e tij ka kërkuar
Ta bëjnë papafingon e tyre
« Open plan »

Përparim 2012

Comments

Popular posts from this blog

E dua detin

Epitaf per vajzat

Epitaph for the girls