Xherri po shkon në Theth

Shoku im Xherri po shkon me pushime
Xherri po shkon me pushime në Theth
Me pushime në Theth pa ndihmën time
Pa ndihmën time, pa guide, thjesht vetë

Xherri po thotë do të shkojë në Tiranë
Ka qejf të dijë ç’kuptim ka fjala BLLOK
Xherri do të shkojë në malin Dajt
Xherri fluturon me Belle Air, sot

Xherri ka filluar të mësojë gjuhën shqipe
Në Shkodër Xherri ka rezervuar një dhomë
Xherri do të blejë një telefone “Eagle”
Te më bëjë të ditur ku është, në ç’zonë?

E mësova Xherri  - n se si të sillet
Si të mos e hedhë shurrën përpjetë
Xherri e di tani ç’rëndësi kanë familjet
Pse kanë zakone njerëzit në bjeshkë…

Urojini Xherrit-t pushime të këndshme
Këshillojeni si të shijojë pushimet më tepër
Se Xherri s’po sheh thjesht ëndrrën e mbrëmshme
Xherri ka vendosur të shkojë në Theth , s’ka tjetër…

Xherri ka premtuar të shpenzojë ca pare
Ai do të blejë një peisazh në Theth
Një foto të qytetit me njëmijë dritare
Do ta marrë me kameran e telefonit të vet…

Valixhja e Xherri-t s’do të ketë vend të lirë  -
Me sende e raki do jetë mbushur plot
Po vetëm gjysmën do ta marrë Xherri n’shpi
Se gjysmën do t’ia marrin në aeroport…

Përparim 2012

Comments

Popular posts from this blog

E dua detin

Epitaf per vajzat

Epitaph for the girls