Ringritja
Ringritja e tashme nuk është kalorsiake - Detyrimi ndaj së drejtës së të qënit i lirë Njëqind vite ngujim nuk janë dhimbje motake Por Ndrydhja më e madhe – jetë nën zinxhirë… Kasapët të prenë të gjallë gjymtyrët Me shpresë se ti do të vdisje, të pafytyrët S’arsyetuan dhimbjen tënde aspak Por Ti i mbijetove një oqeani me gjak… Ti vazhdon të vuash dhe pas Njëqind vitesh Për gjakun tënd që rrjedh në gjymtyrë Por vetëm dijenia që rrjesh dhimbjesh Të shton më tepër krenari dhe nur… Ti je ëndrra që nuk shuhet, njëqindvje ç are Endërr e detyruar, tashmë një ëndërr – qëllim Ismail Qemali do ta ngreje flamurin taze - Endrra e tij shqiptare tani është – Bashkim… Përparim 2012