Ringritja

Ringritja e tashme nuk është kalorsiake -
Detyrimi ndaj së drejtës së të qënit i lirë
Njëqind vite ngujim nuk janë dhimbje motake
Por Ndrydhja më e madhe – jetë nën zinxhirë…

Kasapët të prenë të gjallë gjymtyrët
Me shpresë se ti do të vdisje, të pafytyrët
S’arsyetuan dhimbjen tënde aspak
Por Ti i mbijetove një oqeani me gjak…

Ti vazhdon të vuash dhe pas Njëqind vitesh
Për gjakun tënd që rrjedh në gjymtyrë
Por vetëm dijenia që rrjesh dhimbjesh
Të shton më tepër krenari dhe nur…

Ti je ëndrra që nuk shuhet, njëqindvjeçare
Endërr e detyruar, tashmë një ëndërr – qëllim
Ismail Qemali do ta ngreje flamurin taze -
Endrra e tij shqiptare tani është – Bashkim…

Përparim 2012

Comments

Popular posts from this blog

E dua detin

Epitaf per vajzat

Epitaph for the girls