Jeta

 Jeta është buzëqeshja e dlirë e sime mëje
Kur unë isha motak
Jeta është vetulla hijerëndë e tim eti
Ulur mendueshëm në sokak

Në jetë u buzëqesha njerëzve kur munda
(Unë s’i numurova buzëqeshjet e tyre)
Por, cave prej nesh  iu rrit aq shumë hunda -
Me vuajtjet e të tjerëve bëmë qyfyre…

Por, tani që prindërit e mi s’janë më
Më vijnë ndër mend këto copëza jete
Në sokak ulem shpesh, i vetëm e pa zë
Jetës i vajtoj himnet një nga një; kësaj të shkrete!…


Përparim 2010

Comments

Popular posts from this blog

E dua detin

Epitaf per vajzat

Epitaph for the girls