Posts

Showing posts from December, 2012

E dua detin

E dua detin – t ë tërë                     Aq sa dua ceremonitë e valëve; Paradën e pashtershme të dallgëve Për perëndime ëndrrash diellore; Më pëlqen të shkoj në det në verë Se më pëlqen të eci zbathur në rërë... Pasditeve kënaqem me flladet Kur v ënë në lojë fustanet… Më pëlqen të shkoj në det në verë Se mëngjeseve   shpeshherë I mbyll sytë përballë valëve të pafjetura - Frymëmarr gudulisjet e heshtura; Më pëlqen dhe në dimër të shkoj në det ( Ç uditërisht i harroj fare borën dhe retë) Dimërimit i them pa gajle “ Për mua, valët e detit janë ringjallje” Përparim 2009