Ndalu lumë!
Ndalu pak, o lumë! Ma more mendimin E bëre fjollë tymi të papeshë Ré ma bëre, e ngrite lart... Si i çmendur pas teje rend, Të të kap... Ndalu, o lumë, mos ik aq larg A s’të lodhi ky vrap... ‘Lërmë rehat, or djalë i lumtë Se unë kam lindur me halle Të mos vrapoja kaq shumë Më vunë drunë ato male...’ Përparim 1995