Telefon

Vendosa ta telefonoja. I ndërgjegjshëm në pasaktësinë time se për të satën herë e pata mënjanuar mundësinë e kësaj telefonate, sot cuditërisht u ndieva sikur njëra nga arsyet pse nuk jam ndjerë mirë kohët e fundit ka qënë ky fakt elementar të cilin me dashje apo jo unë nuk pata pranuar se ekzistoi. Sapo zilja arriti në bregdetin e Adriatikut, unë gati sa nuk e ndërpreva lidhjen.

‘Jam Sendidi,- u presantova,- a jeni te gjithë mirë Astrit?’

Fjalët e mikut tim, Astrit, arritën në veshët e mi si copëra të thyera xhami. Ju e keni parasysh ç’dua të them. Nuk mund të them që kishin formën e rrokjeve. Më tepër i ngjanin tik-takut herë të gjatë, herë të shkurtër të alfabetit Mors.

‘Kush je?’ pyeti për të disatën herë Astriti.
 ‘Jam Sendidi’,- përsërita nuk e mbaj mend për të satën herë.
‘Ooo Sendo ! uk aa ooha ëë.in.’

Astriti deshi të thoshte – Nuk ta njoha zërin.

'Nuk të dëgjoj mirë,- provova ta ngrija zërin.  Nuk ka valë. Kohë e keqe këtu. A jeni mirë?'
'Ka vale, ka,- zëri nga bregdeti i Adriatikut u mundua të arsyetonte. Ka pasur shumë ditët e fundit. Sidomos pasditeve.'

'Më fal po nuk të dëgjoj mirë,- u mundova të justifikohesha. Nuk ka valë...'
'E ke dëgjuar gabim,- insistoi zëri në anën tjetër. Sapo dëgjuam që kanë humbur nja dy anije peshkimi.'

'E kam fjalën për valet e...'- u mundova edhe një herë të hyja në bisedë, por tentativa ime m'u pre shkurt.
'Po, po, valët. A se keni dëgjuar cfarë ndodhi dje andej lart?! Ka pasë valë të mëdha. As delfinët s'po orientohen dot më në det. Po humbin rrugën dhe ngelën as andej as këndej...'

'Ty s'të ngelet hatri nëse unë e mbyll telefonin dhe të të telefonoj prapë. Të ngelet ty? Nuk të degjoj mirë’,- përsërita.
'Ngelet. Ngelet. Nuk e ditke ti që ujërat janë të cekëta asaj ane? Ndoshta e trembën anijet në kanalin e Otrantos dhe përfundoi tek ato cektinat atje.’

Te gjitha kanalet televizive dhe radiot po komentojnë për të. Neve po na duket se ata i harruan peshkatarët që kanë humbur se po merren me kuptimin e arsyeve pse delfini ngeci në rërë.’

‘Nuk po merremi vesh më duket’,- i thashë.
Po. Po. Të gjithë njerëzit janë bërë sy e veshë, por s’kanë c’bëjnë. Këta veterinerët doshta po studiojnë peshkun të kuptojnë se çfarë mund t'iu ketë ndodhur atyre peshkatarëve...nuk e di. Unë nuk i marr mirë vesh këto lidhjet.'

Pip…pip…pip…pip…Linja e telefonit u shkëput.


Perparim 2006

Comments

Popular posts from this blog

E dua detin

Epitaf per vajzat

Epitaph for the girls