Valentinet

…bashkëshortes,
dhe bashkëudhëtares sime,
të viteve që shkuan, dhe
të Valentinëve që do të vijnë…
…shpresës sime të përhershme,
ëndrrave që kemi pare bashkë
dhe atyre që do vazhdojme të shohim
derisa dita të end…
ëmbëlsisë së puthjeve
e përqafimeve
shkëmbesave të rrahjeve
të zemrave
dhe çlodhjes në gji të njëri-tjetrit-
ndjenjë që si në ëndërr
i pëshpërit qetësisë
së shkëmbimit të vështrimeve-
sytë gjysmëmbyllurazy-
pa nevojë fjalësh të tepërta
mes njomësisë joshëse
dhe vesës së ngrohtë të trëndafilave…

Perparim 2005

Comments

Anonymous said…
Ti e ke shkrujt per mue ket, apo jo?

Popular posts from this blog

E dua detin

Epitaf per vajzat

Epitaph for the girls