Eja bir

Falma drit’n e syrit tënd ta kundroj, o biri im
Fluturimeve si shpend, shok me ty në shtegëtim

Shkatërrove babin ti. Oh sa vaje, oh sa lotë!
Zemer e mbytur në mjerim. Babi pa ty mos qoftë!

Në u kthefsh edhe s’më gjen, Zotit lutju të të falë
Që nuk munde dot të jesh, sa e pate babin gjallë.

Unë e ti ne ishim një, si vëllezër e si shokë
Ç’të ta duam pasurinë kur të dy nuk jemi tok?

Eja bir të të kem pranë, Zoti sot po më thërret
Zoti sot do të më marrë, pa të lënë një amanet...

Në u kthefsh edhe s’më gjen, Zotit lutju të të falë
Që nuk munde dot të jesh, sa e pate babin gjallë...

Përparim 1994

Comments

Popular posts from this blog

E dua detin

Epitaf per vajzat

Epitaph for the girls