Urim në autobus

Ç’ma davaritët trishtimin
Ma hoqët trishtimin e grirtë në sy
Prej meje prisni tashmë urimin
Ulur në stolin e lëkurtë, të dy…

(e pritët urimin fare thjesht
Një buzëqeshje, një përkulje e kokës
Me drithërimën e lehtë të zërit
Mes tonit të një çasti ngrohës)

Harrojini çastet e netëve gri,
Mendoni vetëm për nesër
Në ëndrrën tuaj ajo edhe ti
Kryesorët jeni patjetër…

Përparim 1997

Comments

Popular posts from this blog

E dua detin

Epitaf per vajzat

Epitaph for the girls