Epitaf per vajzat
Unë pata harruar që Parajsa i mban dyert hapur Tërë vitin Parajsa i mbaka dyert hapur Por ju s’patët menduar të trokisnit në këto dyer kaq herët Ju trokitët në dyert e Parajsës – ju nuk patët nevojë Parajsa e dinte cilat ishit ju – por ju ishit shumë herët… Mami, babi, motra dhe vëllai – zemërplasur Ju hidhni sytë poshtë – ju nuk e kuptoni pse jeni aty lart Shoqet e dhomës me lotë në sy, hedhin sytë lart nga ju Ato s’ju shohin dot – zemrat dhe lotët e tyre tregojnë historitë tuaja Zemrat dhe lotët e tyre i tregojnë Parajsës historitë tuaja Nënat dhe motrat dhe shokët dhe shoqet – lotët – rrëke në sy… Ato s’përmbahen dot - pse duhet të përmbahen ato? Pse thonë këta njerëz : “Bëhuni të forta!”? Ç’është kjo aura e zbehtë varur në këto fytyra prindërish? Pse kanë heshtur këta burra;…dhe ata lotë që harrojnë Se këta janë sy burrash…? Lërini të ngushëllohen me shpirtin tim, se zemra ime i ka braktisur… Përparim 22/05/2012