Posts

Showing posts from March, 2012

Perëndim

Vetëm dielli e bën valën e detit të heshtë. Kur perëndon. A ke ndaluar ndonjëherë ndërsa kthehesh nga turni, në shtëpi Në mes-rrugë, midis punës dhe shtëpisë, midis teje dhe valëve Përballë perëndimit. A ke folur me valët ndonjëherë? Me portokallinë e diellit dhe hshsh-hshsh-in e detit? A ke mundur ndonjëherë të harrosh krejt, zhurmën e makinave? Fëshfërimën provokuese të gjetheve të plepave? Si unë dikur? Në buzëmbrëmje? A të pëlqen buzëmbrëmja ty? Mua më pëlqen edhe agimi! Unë do ndaloj në mes-rrugë, midis shtëpisë dhe punës. Në agim. Midis vetvetes dhe valëve. Nesër në agim. Pa portokallinë e diellit. Kur të mbaroj turnin do të të pres në mes-rrugë. Hshsh-hshsh-i valëve dhe fëshfërimat e plepave do të më thonë Përse portokallia e diellit në perëndim të magjeps ty kaq shumë… Përparim 2011

Nis Flet Bota

Dhe disk i diellit ngrihet nalt Ylbere shpresash marrin jetë Retë çetnike turren vrap Të mbysin britmat sa ma shpejt… Se tash shpresa hove ka lind Se historia asht zgju krejt Dhe nis të flasë, dhe nis të bind Ky është momenti i s’vërtetës… Dhe yjet lart ne qiell po flasin Skuqin qiellin si flamuri Mbysin ngashërimet nënat Me i rrit Kosovës nurin Dhe tan ky gjak n’Kosov’ i derdhun Kaq andrra mbetun pa njeri Krejt Evrop’n n’kuvend kan mbledhun Me i than gjanat n’lakuniqsi… Heu ti bot’ e përçudnume Ndaj veç mirë-shqiptar nga djaj N’daç mu banum e nderume E me u rrespektu, pastaj… Se kush çel gjakun për liri Për hi t’votrës nejun n’paq Ai i tani asht njeri E borxh lirinë s’ja kanë sakaq… Andaj Kosova ka qit kry Në mote e mote kaq sa herë… Andrra tash duket me sy Si n’horizonte, kaq sa herë… E ardhmja, Kosovë, asht me ty. Përparim 1998