Perëndim

Vetëm dielli e bën valën e detit të heshtë. Kur perëndon.
A ke ndaluar ndonjëherë ndërsa kthehesh nga turni, në shtëpi
Në mes-rrugë, midis punës dhe shtëpisë, midis teje dhe valëve
Përballë perëndimit. A ke folur me valët ndonjëherë?
Me portokallinë e diellit dhe hshsh-hshsh-in e detit?
A ke mundur ndonjëherë të harrosh krejt, zhurmën e makinave?
Fëshfërimën provokuese të gjetheve të plepave?
Si unë dikur? Në buzëmbrëmje? A të pëlqen buzëmbrëmja ty?
Mua më pëlqen edhe agimi!
Unë do ndaloj në mes-rrugë, midis shtëpisë dhe punës. Në agim.
Midis vetvetes dhe valëve. Nesër në agim. Pa portokallinë e diellit.

Kur të mbaroj turnin do të të pres në mes-rrugë.
Hshsh-hshsh-i valëve dhe fëshfërimat e plepave do të më thonë
Përse portokallia e diellit në perëndim të magjeps ty kaq shumë…

Përparim 2011


Comments

Popular posts from this blog

E dua detin

Epitaf per vajzat

Epitaph for the girls