Nis Flet Bota

Dhe disk i diellit ngrihet nalt
Ylbere shpresash marrin jetë
Retë çetnike turren vrap
Të mbysin britmat sa ma shpejt…
Se tash shpresa hove ka lind
Se historia asht zgju krejt
Dhe nis të flasë, dhe nis të bind
Ky është momenti i s’vërtetës…
Dhe yjet lart ne qiell po flasin
Skuqin qiellin si flamuri
Mbysin ngashërimet nënat
Me i rrit Kosovës nurin
Dhe tan ky gjak n’Kosov’ i derdhun
Kaq andrra mbetun pa njeri
Krejt Evrop’n n’kuvend kan mbledhun
Me i than gjanat n’lakuniqsi…
Heu ti bot’ e përçudnume
Ndaj veç mirë-shqiptar nga djaj
N’daç mu banum e nderume
E me u rrespektu, pastaj…
Se kush çel gjakun për liri
Për hi t’votrës nejun n’paq
Ai i tani asht njeri
E borxh lirinë s’ja kanë sakaq…
Andaj Kosova ka qit kry
Në mote e mote kaq sa herë…
Andrra tash duket me sy
Si n’horizonte, kaq sa herë…

E ardhmja, Kosovë, asht me ty.

Përparim 1998

Comments

Popular posts from this blog

E dua detin

Epitaf per vajzat

Epitaph for the girls