Posts

Showing posts from December, 2013

Frerët

Ti prapë s’e thua dot; Pse nëpër botë Të shkosh shumë ke dëshirë. Pse nënën e le pas Me zemër t’plas Nënëzon e mirë. Vetë vendi yt, ky himn I rëndë ky mallëngjim, Liri e shqipeve, atdhe Gërryese është kjo brengë Kjo krenari e marrë peng Kaosin të kanë veshur ty, me nge E madhe u rrit etja Plot shpresa nëntëdhjeta Një botë e re; premtime, ideale Por etja ndërroi ngjyrën Dhe nuk pranoi fytyrën Të shohë siç është; në pasqyrë reale Ngjyra kamjesh; mollë e sherr Vendit tënd i janë bërë frerë; Hall i madh kjo botë, se unë e ti Kemi droje të tregojmë prehrin Se litarët tjekin frerin Ky është fakt i jetës tënde, s’është çudi Kjo freski çudish nga deti Panorama që rrënqethi Valët e hapave të njësuar, e balli lart Etje buzësh puthin dheun Kush për kamje s' tret atdheun E, thjesht fjalim Ai nuk është, as deklaratë… Përparim