Frerët

Ti prapë s’e thua dot;
Pse nëpër botë
Të shkosh shumë ke dëshirë.

Pse nënën e le pas
Me zemër t’plas
Nënëzon e mirë.

Vetë vendi yt, ky himn
I rëndë ky mallëngjim,
Liri e shqipeve, atdhe

Gërryese është kjo brengë
Kjo krenari e marrë peng
Kaosin të kanë veshur ty, me nge

E madhe u rrit etja
Plot shpresa nëntëdhjeta
Një botë e re; premtime, ideale

Por etja ndërroi ngjyrën
Dhe nuk pranoi fytyrën
Të shohë siç është; në pasqyrë reale

Ngjyra kamjesh; mollë e sherr
Vendit tënd i janë bërë frerë;
Hall i madh kjo botë, se unë e ti

Kemi droje të tregojmë prehrin
Se litarët tjekin frerin
Ky është fakt i jetës tënde, s’është çudi

Kjo freski çudish nga deti
Panorama që rrënqethi
Valët e hapave të njësuar, e balli lart

Etje buzësh puthin dheun
Kush për kamje s' tret atdheun
E, thjesht fjalim Ai nuk është, as deklaratë…

Përparim

Comments

Popular posts from this blog

E dua detin

Epitaf per vajzat

Epitaph for the girls