Mos ma merrni për ters komshinj Ju kujtuat se cepat me qenë tretur !? Sa gabim e patet pasur, sa gabim Zemra ne gjoks me pat mbetur… Cepat, ju thatë, me qenë tretur Komshinj, unë jam gjallë, s’kam vdekur! Kush e di ku bie Preveza e Janina… Kosova i tha lamtumirë së keqes, a e patë? Komshinj, mos t’ju vozit mërzia Ç’do lumë e di shtratin e vet të saktë… Lumenjtë shqiptarë derdhen në një det - Ky det shqiptar jam unë, Shqiperia… Kosovë – kapu për dore me Plavën e Ulqinin Dorën e majtë jepja Tetovës e Gostivarit Buzëqeshini njëri-tjetrit - rrezatoni shkëlqimin Që rrjedh nga shpirti i cdo shqiptari… Ismaili, Isai e Luigji do të ndjehen krenar Kur të shohin 100 zjarre në Alpe… Bashkojuni festës sime Se ju jeni vetë Shqipëria E unë pa ju s’kam kuptim… Ngrini një dolli për 100 vitet e mia… Kur t’i flisni botës për mua Pa drojtje shiheni atë në sy, The thojini krenarisht Që ju jeni bijtë e mij… Përparim 2012