Ky det jam unë

Mos ma merrni për ters komshinj
Ju kujtuat se cepat me qenë tretur !?
Sa gabim e patet pasur, sa gabim
Zemra ne gjoks me pat mbetur…

Cepat, ju thatë, me qenë tretur
Komshinj, unë jam gjallë, s’kam vdekur!

Kush e di ku bie Preveza e Janina…
Kosova i tha lamtumirë së keqes, a e patë?
Komshinj, mos t’ju vozit mërzia
Ç’do lumë e di shtratin e vet të saktë…

Lumenjtë shqiptarë derdhen në një det -
Ky det shqiptar jam unë, Shqiperia…

Kosovë – kapu për dore me Plavën e Ulqinin
Dorën e majtë jepja Tetovës e Gostivarit
Buzëqeshini njëri-tjetrit - rrezatoni shkëlqimin
Që rrjedh nga shpirti i cdo shqiptari…

Ismaili, Isai e Luigji do të ndjehen krenar
Kur të shohin 100 zjarre në Alpe…

Bashkojuni festës sime
Se ju jeni vetë Shqipëria
E unë pa ju s’kam kuptim…
Ngrini një dolli për 100 vitet e mia…

Kur t’i flisni botës për mua
Pa drojtje shiheni atë në sy,
The thojini krenarisht
Që ju jeni bijtë e mij…

Përparim 2012





Comments

Popular posts from this blog

E dua detin

Epitaf per vajzat

Epitaph for the girls