Kur dëgjova zërin

Ora u kthye prapa, një jetë vjet:
Timpani i zërit tënd  i njëjtë, si dikur
Hijësia jote vajzërisht pranoi - vendin e vet
Të patjetërsuar kishte mbajtur, sikur
Donte të shpaloste
Vetveten
Tek lozte
Me ca theks gjuhësor të huaj
Ndërsa mundohej të thoshte
“Je t’aime!
Mais je suis clandestin!”
« Je veux t’aimer
Du fond de mon cœur ! 
Mais je ne peux pas»
Sidoqoftë
Unë prapë do të të dua
Nga thellësia e zemrës sime!
I don’t know how
I can’t say it differently
But I love you!
I really do!
Zëri yt i butë si e premte xhamie!
Por mua s’më bëhet vonë
Se je Çobane…
A ke veshur ndonjëherë çitjane ti ?

Përparim 2007

Comments

Popular posts from this blog

E dua detin

Epitaf per vajzat

Epitaph for the girls