Kërkoj

Të kam kërkuar tërë vitet e mia
Në tokë, hënë e gjetke
Do vazhdoj të kërkoj dhe sikur thinjat
Flokëve të mi t’ua vjedhin një pjesë...

Të kam kërkuar në ëndrrat e mia
Netëve të zbrazura nga çdo motiv
Kuptova se njeriut si mungon dhuntia
Me qëne here i zgjuar, here naiv

Po te kerkoj në stinë me shi
Në sythë pranvere e gjethe vjeshte
Mbaj ne mendje se si shfaqeshe ti
Kur si stinët ti ecje...

Do vazhdoj të kerkoj nëpër stinë akoma
Se shpirtin dhe zemrën I kam ortakë...

Ty, shpirti im binjak...

Përparim 1994

Comments

Popular posts from this blog

E dua detin

Epitaf per vajzat

Epitaph for the girls