Ne Shqipëtarët

Ne vijmë nga vendi ku njëra zemër përshëndet tjetrën
Në më të thjeshtën mënyrë- dashuri me shikimin e parë
Ku legjenda e njëson me lumenj dashurie veten
Të bëjë siguri s’harrohet,-si organ jetik mbahet gjallë ;
Ne vijmë nga vendi ku stinët kapen dore për dore si ne
Dhe vallëzojnë qiejt si shqipet nga pranvera në pranverë
Ne vijmë nga vendi të lashtët tanë pa pretendime thirrën ‘Atdhe’
E na mësuan pse dashuria më e madhe të rezervohet për Të

Ne vijmë me pjesën tonë të fatit të keq-fat dëshirash të paqëna
Por prapë kemi forcë të ëndërrojmë siç patëm ëndërruar midis ëndrrash.

Ne sjellim me vete çka qëndron lart, çka krenaria pranon për dhurëti
Dhe pranohet në përbërje e saj, në formën e saj dhe kuptim
Çka shekujt me përulje i dhanë dhe I qëndruan në krahë të bindur
Me qëndresë të respektuar grash dhe burrash, që foshnjat të porsalindur
Të rriteshin me besimin se do bëhen në jetë qënie njerëzore me vlerë
Që gjenerata tjetër të ketë një shembull të të krahasojë veten ;
Ta ndajë me dëshirë më dysh dashurinë, stinët dhe shpirtin-
Dhuratën prej Alpeve Shqiptare-në të dyja anët e kufirit…

Sepse me valët kuq-e-zi ne sjellim përshëndetjet që nuk shkuan  
Por janë ngjizur me ëndrrat tona ne çdo natë ëndërruam…

Ne vijmë nga rikujtesa  e besimit dhe e ndjenjës së mirë
Nga pasioni për jetën dhe mirëmëngjesi i sinqertë
Ne vijmë prej ku fjalës së dhënë i themi ‘Besë’
Dhe fqinji,-i vetmuar,- troket pa drojtje në derë
Nëse mendoni se nga legjendat kemi zbritur në pragun tuaj
Dyshimi juaj do t’ju duket pa vend- ne nuk jemi të huaj
Ne thjesht na duhet të shkruajmë së bashku një kapitull tjetër
Që e ardhmja të mos ketë si model konfliktin e vjetër.


Perparim 2002 

Comments

Popular posts from this blog

E dua detin

Epitaf per vajzat

Epitaph for the girls