Kalëroj

Kalëroj me fjalët.
Kalëroj me heshtjen e butë.
Kam lënë pas shpirtrat e zbrazët
T’u gëzohem çasteve
Qoftë edhe një minutë.
Lundroj mbi dallgë të kaltra
Si të isha delfin
Pranoj si sfidë të dallgëve
Stërkalat
Dhe flladin e detit
T’u fal pak fresk plagëve…

Kalëroj me fjalët
Heshtjen e butë
Gazin e çasteve

Kalëroj me dallgët
Me delfinët e urtë
Me përtharjen e plagëve…

Përparim 1995

Comments

Popular posts from this blog

E dua detin

Epitaf per vajzat

Epitaph for the girls