Falmë

Falma drit’n e syrit tënd ta bëj diell, të të ngroh
Falmi flokët rrezear, ti bëj pyje, të freskoj
Falma ballin tënd të lartë, ta bëj fushë, e të mos lodh
Falmi buzët plot tallaz, unë me puthje të ti mbuloj
Falma gushën si zambak, unë pranverën të dhuroj
Falmi kodrat e haresë, unë alpinist bëhem që sot
Veç e gjitha mos m’u fal se asgjë nuk bëhem dot…

Përparim 1994

Comments

Popular posts from this blog

E dua detin

Epitaf per vajzat

Epitaph for the girls