Poet, ti je rob i baltrave

Ç’t’u desh mes mollëve gjetherëna
I kollarisur, me pardesy gri
A se din ti se molla rritet në baltra
E balta rënkon nën njerëz si ti

A se dije se në baltë mbetesh peng
Kur vjen në të me këpucë lustrafine
Ti s’je as fshatar, as poet
Të të shkoje mendja tek çizmet

Poetët vijnë e shtrihen mbi bar
Ata i zënë pritën ëndrrës tek flenë nën pemë
Mbi çatinë e mollës hipin, lart
E për mollën shkruajnë poemë

Poetët e njohin të folurën e mollëve
Si vendalinj, rritur në bahçe
E lajnë frutin e mollës veç krojeve
Dhe flenë nën hijet e mollëve, fshatçe

Përparim 1997


Comments

Popular posts from this blog

E dua detin

Epitaf per vajzat

Epitaph for the girls