Lot në sy (tim Eti)

Fytyrën tënde gdhenda mbi një gur të bardhë
Dhe qeshjen tënde skalita, aty, mbi gur
Nën vetulla, syrin tënd të madh
Mbi vetulla, shtova ndonjë rrudhë

Syrit tend, në mollëza bri faqes
M’u shkrep, aty, t’i gdhendja dhe një lot
Mu bë se loti rrodhi nëpër pragje
Dhe foli në shumë gjuhë, si polyglot

Loti yt, fjalë të brishta derdhi
Në sy, në flokë, vetulla e buzë
Në pentagrame nga motmote erdhi
Se nuk qe lot ai, ai qe muzë

Unë të njoha vetëm vonë, pas motesh
Kur m’u desh të sillesha si prind
Atëherë të njoha ç’qe ti lot…

Përparim 1994

Comments

Popular posts from this blog

E dua detin

Epitaf per vajzat

Epitaph for the girls