Kepucet e reja

Unë e di madhësinë e këpucës sime
ose e dija deri dje
kur bleva një palë të reja

Lëkura e vdekur përqafoi këmbën time
me përmallimin e dhimbjes këpucore
pa pikë ndjenje lirie
vetëm me dhimbje shprehjeje

dyqanxhiu insistoi kur i ktheva këpucët
se janë të mira- lavderoi dhimbjen që shiti
'Unë jam dhimbje lëkure vetë'- i thashë
me një piklim zanor vetulle...


Perparim 1995

Comments

Popular posts from this blog

E dua detin

Epitaf per vajzat

Epitaph for the girls