Te parat fjale (Behares)

Tek disk is zjarrtë lart në qiell
Fytyra jote Ati im
Me buzëqeshje shpesh më ndjell
Me mbush me shpresë, me gëzim

Në netë të kaltra një çast magjie;
Me vezullon e njëjta hënë
Bilbili ëmbël në korije
M’i mbolli shpirtit vetëm këngë

Se Zoti vetë një fjalë m’a thotë
Kur dielli ngrihet lart në qiell
Kur hëna ulet n’horizont:
Ti ke një babe, ti ke një nënë

Kur hëna lehtas e puth diellin
Bota bie në qetësi
Kur hëna lehtas hapi prehrin
Kishte lindur një fëmijë

Unë qesh, me Atin tim në zemër
Tek nëna ime, në shpirt
Dhe në varg sot iu fal ndjenjën
E iu këndoj me tërë fuqitë

...askush në botë mos qoftë pa prindër
Këtë askujt nuk ia uroj
Se nënë e babe ne radhitëm
Të parat fjalë që thame me gojë…


Perparim 1995

Comments

Perparim said…
Kjo detyre shtepie e Behares u be kenge!

Popular posts from this blog

E dua detin

Epitaf per vajzat

Epitaph for the girls