Dallgë, moj

Ç’m’i hedh stërkalat si bisht mushke
Unë e di se ti në mot të keq ke huqe
Ç’m’i gdhend gurët bregut!?
Si meitë i bëre të bardhë
Apo mendon s’do vijë më zhegu
Avull të të bëjë, të ngrejë lart

Ti hiqe vallen e erës, hiqe, por ca më shtruar
Unë nuk jam gur moj e uruar…

Përparim 1997

Comments

Popular posts from this blog

E dua detin

Epitaf per vajzat

Epitaph for the girls