Prapësi dhe mall

Prej çerek shekulli, kjo rrugë qe e imja
Ky kanal, ky ujë, këto shelgje
Të gjithë të gjallët që shihni
Dhe këto dhera të tretshme

Sa herë hapat i hidhja
Nën yllësitë e natës së terrtë
Unë heshtjen desha ta vidhja
Që kjo rrugë të merrte jetë

Sa herë hapat i hidhja
Kur kërkoja nën hënë dashurinë
Si padashur kësaj rruge bridhja
Për të thyer më dysh vetminë

Sa herë hapat i hidhja
Si trumcak në degët e shelgjeve
Me gjithë shpirt loza dhe qesha
Nga kërcimet dhe rrokjet e deshëve

Sa herë hapat kam hedhur
Në netë me shi e me hënë
Sa herë jam ngritur i trembur
Diçka më tepër kam nxënë

Kur mendjen time e hedh
Në kohëra motesh e stinësh
Prapësive të mia; përrenj
Ua hedh nga një sy; tinëz

Përparim 1994

Comments

Popular posts from this blog

E dua detin

Epitaf per vajzat

Epitaph for the girls