Kroi i vashës

Vajza, Vashë, e shtrirë përtokë
Nënë e babe e qajnë me lotë

“Nënë e babë mos më qani
Fjalët e mia mend ti mbani:
Ju më lindët, më dhatë jetë
Ndaj ju lë ju, një amanet

Tek përroi, mbi lëndinë
Sot unë gjeta një burim
Mblidhmani ujin në krua
Po ju erdhi keq për mua

Në dy anë shesh të ketë
Se aty do çlodhem vetë
Për sa kohë vajzë do jem
Për pasqyrë kruan do kem

Për sa kohë nuse do jem
Lulet për vello do kem
Pesë burime do të kem
Në të pestë do të jem

Po u prish lëndina ime
Do më thahen dy burime
Kur të pini ujë në krua
Aty do më keni mua

Do të jem, por s’do flas dot
Por, dijeni se do qaj me lotë
Kroit emrin tim t’i vini
Të më mbetet një kujtim

Përparim 1994

Comments

Popular posts from this blog

E dua detin

Epitaf per vajzat

Epitaph for the girls