Shi vere

Ulem në trotuar, pranë një plepi motak, por groteske-
pluhur i gjallë makinash, qiellin e çan një vetëtimë;
Pikat e rënda të shiut veror ndërtojnë rrebeshë -
Mua më qullen  tulet;
lumenj të vegjël rrokullisen në të tatëpjetën e ballit tim,
por unë s’lëviz, unë numëroj guralecët…;
Në cep të trotuarit unë bëhem skllav i shiut veror, dhe dëshmitar
i fustanit të lagur te kësaj të panjohure, ngjitur pas kofshëve,
sandalet në dorë, kjo ecën në majë të gishtave -
buzëqeshja i ndërpritet nga currila flokësh të gjatë,
rrebeshet ia lënë vendin një qëmtimi të dendur -
ia maskon bukur dëshpërimin e saj të limontë
tek mundohet të minimizojë kërshërinë e vështrimeve ;
bluza e kësaj  të panjohure ngjitur gjoksit pa sutjena;
i lë trëndafilat e kafenjtë të shpërthejnë nën bluzën e bardhë…
E kafenjtë - çokollata; kopsa delikate çokollate të kafenjta…
atyre ju pelqen te lozin Hapadollapa, - te fshihen midis gishtave...
Shiu ndalon ashtu siç vjen,  – papritur;
Unë bëj të ngrihem  -  pelevrekët pas tuleve më janë ngjitur…

Përparim 1997

Comments

Popular posts from this blog

E dua detin

Epitaf per vajzat

Epitaph for the girls