Ky shtegtar që i pëlqen të brohorasë(draft)

Zhurma ka shkuar – përtej kontinentit, në Ballkan ka shkuar
Zhurma m’a mori paqen time me vehte, m’a mori
Dhe më ka lënë në kryqëzim emocionesh, -  një meteor i shuar…
…Sa e mirë ishte zhurma kur brohoriti dhe foli, dhe foli
Me gjuhën që kujtova se e pata harruar, harruar
Dhe më tha se në fusha dhe kodra dhe male mbrëmjeve doli
Dhe këndoi “Rreth flamurit të përbashkuar…”

Cicërimat një nga një, dhe në tufa kanë ardhur, kanë ardhur
Drejt qiejsh me thërritma habish dhe me këngë, me këngë
Një lahutë, iso labe dhe një valle tironçe pa zbardhur ende, pa zbardhur
Ka ngritur shtegtarët më këmbë, i ka ngritur më këmbë…
Këta shtegtarë u sjellkan të matur u sjellkan, të matur
Dhe e flaskan gjuhën sa ëmbël e flaskan, sa ëmbël
Kjo ëndërr e moçme s’qënka plakur, aspak s’qënka plakur…

Dhe vetmisë sime të fikët i bie, të fikët
100 vjetori brohorish festohet, brohorish
Për ata që ngjizën themelet e të qënit, që ngjizën
Dhe krahë i dhanë ëndrrës që stuhish të mos tutet, stuhish
Cicërimat një nga një dhe në tufa vazhdojnë të vijnë, të vijnë
Kjo emblemë kuq e zi krenari, veç na sjell krenari
Në korus jehon kënga «Me një ide, me një qëllim… » 
Përparim 2012

Comments

Anonymous said…
Lavdi Atdheut!

Popular posts from this blog

E dua detin

Epitaf per vajzat

Epitaph for the girls