Oxhaku, kulmi dhe ulluqet

E kafenjtë po vjen vjeshta, e drueshme
Shirat në ulluqe po fryhen, ç’po ecin ngadalë!
Gjethet vjeshtake po i binden erës së vrullshme
Sikur pëllumba poste; ulluqeve iu çojnë telegram.

Gjethet ia zënë pritën vërshimit në tjegullën e fundit
Aty ku ulluqet presin të hutuar çurruqe të tërë;
Oxhaku bën sehir nga çatia, dhe me sy ia bën kulmit...

I thotë nën zë “Punë të paqme ke bërë!”

Kulmi skuqet si prushi, se s’iu duk gjë e madhe
“Unë thjesht ndava ujin e shiut më dysh!”
“Tamam, ti qe i drejtë me ulluqet prapë kësaj radhe!”
Të turpshëm ulluqet ia kthyen - “Faleminderit, o gjysh!”

Perparim 2013

Comments

Popular posts from this blog

E dua detin

Epitaf per vajzat

Epitaph for the girls