Buzë një lumi pa emër


Të premteve unë bëj planet e së hënës
Për sonte ëndërrova e vendosa që dje
Për ethet e fundjavës i përjetshëm mbetem, nxënës
Se vitet e mia ngurrueshëm po ecin, me nge…
 
Pas punës,me të dashurën time kam filluar të dalë xhiro
Zogjtë po i lëmë në fole me lodrat e tyre moderne
Buzë një lumi pa emër ecim, derisa dritat bëjnë firo
Dhe qielli shpalos në lindje, treçerekëshe, hënën e re…
 
Po na kthejnë shetitjet, vite pas, në rini…
Mes moshatarësh pretenduam të kërcenim serenatë
Dhe vras mendjen siç mund të kesh vrarë dhe ti
Pse, që të isha me ty, m’u desh të prisja kaq gjatë…

Perparim 2013
 

Comments

Popular posts from this blog

E dua detin

Epitaf per vajzat

Epitaph for the girls