E kam mendjen kaos

E kam mendjen kaos
Udhëkryq. Jam një ishull rrethrrotullor;
Drejt meje vërsulen makina në vrulle;
Biçikleta, autobuzë, në orën e pikut;
Hamendje shoferësh, hezitime kursantësh
Borije bezdish, peshë e rëndë sharjesh;
Njerëz.

Kaos;
Drejt meje vërsulen dashuri të papjekura, borxhe
Lotë të ngrohtë tradhëtish bashkëshortore
Shpërfillje komshinjsh të pa presantuar kurrë
Reklama krishlindjesh
Shpresa të pashpresa
Sajesa
Njerëz.

E kam mendjen kaos
Prej meje, kapilarë udhësh ushqehen ndotshëm
Prej tymrash, dielli vezullon ndryshe
Sikur të isha dallëndyshe!
Por, jam veç një ishull; një rrethrrotullor
Pres e përcjell jetë njerëzish
Ata me shajnë se jam në mes të udhës;
Njerëz
Inatçorë!

E kam mendjen kaos
Rreth meje vërtiten destinacione të paqarta
Instruksione satelitore, drejtime
Dialekte të panjohura, thekse
Memecëri në boksa shpirtrash, që ulërisin
Të thonë të pathënën
Me heshtje…
Frikë

Kaos;
Jetëgjatë i çuditshëm, dhunues i premtimeve
Llogaria e buxhetit të koklavitur të fundjavës
Dhe lista kuturu e ushqimeve
Kaos
Udhëkryq
Rrethrrotullor

E kam mendjen kaos
Edhe natën jam ishull
Dëshpërimisht i etur për paqe;
Rrethrrotullor
Larmia mentale e ditës zbarkon duke fshikur,
Me urgjenci
Pa gajle stresi, pa caqe…

Kaos
Udhëkryq
Rrethrrotullor
Njeri 


Përparim - 2013
  

Comments

....... said…
Dua të falënderoj wiccan Duma për ndihmën e tij të madhe. Vajza ime ishte thellë në varësinë nga droga, unë provova rehabilitimin dhe gjithçka që ajo të ndalonte, por asgjë nuk funksionoi, qava shumë për të gjithë situatën sepse ndjeva sikur dështova si nënë. Por gjithçka ndryshoi pasi gjeta një koment në internet se Wiccan Duma po ndihmonte njerëzit. Jam i lumtur që vajza ime është e lirë nga varësia nga droga tani me ndihmën e Wiccan Duma, ju them faleminderit Wiccan Duma për magjitë tuaja të fuqishme. Për shikuesit atje, nuk e di situatën tuaj, por ju siguroj se mund të merrni ndihmë për të ndaluar varësinë. , ndaloni obsesionin, ndaloni depresionin, ndaloni abuzimin.
1) Magjitë e dashurisë
2) Magjitë e humbura të dashurisë
3) Magjitë e divorcit
4) Magjitë e martesës
5) Dashuroni magjitë lidhëse.
6) Magjitë e ndarjes
7) Dëboni ish-dashnorin
8.) Ju dëshironi të promovoheni.
9) magjitë e fitimit të lotarisë
10) Nëse doni të kënaqni të dashurin tuaj
Kontaktoni këtë njeri të madh nëse keni ndonjë problem për zgjidhje të përhershme. Email: whitemagictemple@gmail.com
WhatsApp: +2348155926512

Popular posts from this blog

E dua detin

Epitaf per vajzat

Epitaph for the girls