Gjurmët

Kur erdhe si nata ti deshe të ikje
Kur takoheshim shpesh në kufijtë e ditëve
Kur kalonim mbrëmjët në kufijtë e stinëve
Kur s’u pamë më në kufijtë e viteve

Kur erdhe si dita ti s’deshe të ikje
Kur ecnim ngadalë gjatë bregut pa anë
Kur unë veç heshtja, e ti veç flisje
Kur stuhia në shpirt të ngriti dallgë

Ti erdhe kur s’kish më bulëza gjethi
Pa të thirrura, pa sinjal dashurie
Nuk fole. Veç puthe me sy blunë e detit
Dhe këndove një copëz Elize...

...Mbi rërën e detit ecëm ngadalë
Se dinim se prapa linim gjurmë
Deti lëshonte drejt tyre dallgë
I mbushte me rërë, i lante me shkumë...

Jeta buisi me njohje të reja
Dhe detin ndoshta s’do ta shoh më
S’do më kujtohet ndoshta as rëra
As gjurmët tona që lamë mbi të…

Përparim 1994

Comments

Popular posts from this blog

E dua detin

Epitaf per vajzat

Epitaph for the girls