Te dashuroj

Cdo moment që jetoj, cdo mirëmëngjes që them
nuk e di a përsëritet, nuk e di a prapë vjen
Nuk e di në djelli prapë, do m’i falë rrezet e tija
se kur hëna vezullon, ajo clodhet n'kraht e mia
Edhe dielli ka filluar, me i shpreh inatet' e tija
nuk e di a e ka prej stinës apo thjesht nga xhelozia
Po e mendoj një përgjigje, por një pyetje se kam akoma
kjo natë vere kaq e shkurtër, me qiell dhe yje asht e jona...

Ti degjon tik-takun tim
Unë degjoj tik-takun tënd
ky nuk është tik-tak orësh
janë zemrat tona mbet pa mend...

Ato duan me prit agimin
Duan me thanë "Te dashuroj"
Por s'po marrin dot guximin
e njëra-tjetrën vec kundrojnë...

Cdo ditë e re që agon, i them vehtes "ka ardhe koha-
Sonte dashurinë e fjetur, do ta le ajo me e pa"
Por kujtoj se shumë hera, kam premtu kët gja më parë
Besoj lot'i saj i fundit s'ma merr mendja do jetë tharë
Më bën te dridhem emocionesh, kur në sy më sheh rëndë
hëna sonte po më lutet, "Te dashuroj" me i thënë
Unë vazhdoj të ndjej tik-taket tek pranë meje rrahin lehtë
a është kjo thjesht një gënjeshter, apo Dashuria vetë?...

Ajo më vështron në sy
dicka prej meje pret
unë e vështroj në sy
dhe padashur, hesht.

Një buzëqeshje e dhimbshme
Të buronë në sy
Se « të presësh » është e frikshme
Dhe “humbja” s’është për ty…

Veç po pres ta shoh at’ lot, me ta puth kur m’brrin n’cep t’syrit
Me e nda kët dhimbje më dysh, është më e udhmja e nurit
“Unë do ta falja jetën time nëse plagët t’i përthan”-të them
Ti e ngre kokën lehtaz, pakëz, një buzëqeshje ma kthen
Më bën të dridhem emocionesh, kur në sy më sheh rëndë
Hënës sonte i kam premtuar, "Te dashuroj” me te thënë
Ti akoma nuk e di ç’kam ndërmend, e duruar ti veç pret-
Kjo nuk është aspak gënjeshtër, kjo është Dashuria vetë!


Përparim 2011

Comments

Popular posts from this blog

E dua detin

Epitaf per vajzat

Epitaph for the girls