Brenga

Brenga është Ngricë.
Brenga është kolonë akulli.
Ajo mban me tepricë
Brenda tempullit të saj -
Një vizion të trishtë…

Brenga të mban nën kthetra
Si zakonet e vjetra...
Brenga është vakuumi i jetës,
E qeshura dhe vaji i saj rrënqethës…

Brenga është shpirti që mban gjallë
Të vërtetat e heshtura…

Përparim 1995

Comments

Popular posts from this blog

E dua detin

Epitaf per vajzat

Epitaph for the girls